Bajqinovci akuzon Rrahman Jasharajn se po e dëmton shtetin e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se me vazhdimin e grevës, Rrahman Jasharaj po e dëmton shtetin e Kosovës dhe po e saboton qeverinë.

Sipas Bajqinovcit, nuk ka asnjë arsye që greva të vazhdojë dhe fëmijët të mos vazhdojnë mësimin sepse sipas tij, Ligji për Paga i realizon kërkesat e mësimdhënësve dhe pakoja e Inflacionit i ndihmon ata.

“Nuk ka asnjë arsye legjitime që greva të mbahet e mësimi fëmijëve t’u pamundësohet:

  1. Ligji për pagat përmbush, madje edhe tejkalon secilën kërkesë që këto sindikata kanë pasur ndër vite.
  2. Pakoja për përballje me Inflacionin ndihmon të gjithë sektorët.

Çdo vazhdim i kësaj greve nga Rrahman Jashari është vetëm përpjekje për të dëmtuar shtetin dhe sabotuar qeverinë.

#mësimiduhettëfillojë” – shkroi Bajqinovci në Facebook.