Në Kinë është matur gushti më i ngrohtë që nga viti 1961

Kina ka regjistruar gushtin më të ngrohtë që nga fillimi  i regjistrimit të të dhënave meteorologjike në vitin 1961, njofton televizioni CCTV.

Muajin e kaluar, temperatura mesatare në Kinë ishte 22.4 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm historik me 1.2 gradë Celsius nga të dhënat e mëparshme historike, deklaroi televizioni duke iu referuar Shërbimit meteorologjik.

“Numri i ditëve me nxehtësi intensive këtë verë ishte jashtë normales”, njoftoi Shërbimi meteorologjik duke theksuar se pasojat po ndihen ende.

Vala e të nxehtit nuk është e rrallë gjatë verës në Kinë, sidomos në perëndim dhe jug. Por, siç thonë shkencëtarët, këtë vit kushtet meteorologjike janë ekstreme, të përforcuara nga ngrohja e klimës.

Gushti ka qenë gjithashtu muaji i tretë më i thatë i regjistruar ndonjëherë në Kinë me reshje mesatare 23.1 për qind më të ulëta se e zakonshmja.