Modelja kosovare shkëlqen në tapetin e kuq të “Venice Film Festival”

Yjet botërore të filmit nga e gjithë bota, janë mbledhur në festivalin e filmit “Venice Film Festival”.

Festivali i 79-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia po mbahet nga data 31 gusht deri më datë 10 shtator 2022 në Venezia.

Në mesin e yjeve të shumta të njohura, e pranishme në këtë mbrëmje ishte edhe modelja kosovare, Gresa Hoti.

Modelja që po zhvillon karrierë të suksesshme shkëlqeu pranë yjeve të mëdhenj botërorë, si: Irina Shayk, Elodie, Sadie Sink, Penelope Cruz e të tjera.

Gresa ndau në llogarinë e saj në Instagram, foto nga parakalimi i saj në tapetin e kuq dhe si gjithë mahniti me pamjen e saj.