U paguan 62.201.000 denarë subvencione për ruajtjen e dhive
Shkup, 6 shtator – Agjencia pagesore sot e ka bërë pagesën e 62.201.000 denarëve për kujdesin e dhive.
Siç kumtoi Agjencia, mjetet janë transferuar në llogaritë e afër 1.700 shfrytëzuesve.
Për këtë masë kanë mundur të aplikojnë ekonomitë bujqësore që kujdesen për dhi të cilët posedojnë të paktën 10 dhi nga të gjitha kategoritë e evidentuara në Regjistrin e barinjve që ruajnë dhi.
Shuma e pagesave direkte është 1.200 denarë për një dhi, gjegjësisht 1.300 denarë për një dhi për ekonomitë bujqësore me numër të paraqitur të dhive për mbështetje financiare nga minimum 50 deri në maksimum 150 dhi për të gjitha kategoritë dhe moshat.
“Vazhdon përpunimi i kërkesave për mbështetje financiare të paraparë për pagesat direkte për të cilat vijojnë edhe pagesa të tjera për të gjithë aplikuesit të cilët i plotësojnë kushtet gjatë aplikimit”, thotë drejtori i Agjencisë, Nikica Baçovski.

