Vaksina e aerosolizuar për Covid-19 autorizohet për përdorim urgjent

Kompania kineze “CanSino Biologics” njoftoi se vaksinës së saj të thithshme COVID-19 i është dhënë autorizimi për përdorim urgjent nga rregullatori më i lartë i barnave në vend, citon “China Daily”.

Doza është një version i aerosolizuar i një vaksine vektori viral me bazë adenovirusi me një injeksion, tashmë në përdorim vendas dhe në mbarë botën. Sipas njoftimit, ajo do të përdoret vetëm si përforcuese.

Kjo është vaksina e parë e aerosolizuar që miratohet për përdorim publik në Kinë. Të nëntë vaksinat që kanë marrë ose miratimin e kushtëzuar të tregut ose miratimin e përdorimit urgjent nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore deri më tani, jepen në mënyrë intravenoze.

Sipas ekspertëve, një vaksinë e aerosolizuar për COVID-19 është shfaqur si një fushë kërkimore premtuese për shkak të aksesit të lehtë dhe mënyrës unike të stimulimit të mbrojtjes.

Studimi më i fundit i publikuar mbi vaksinat e aerosolizuara tregon se kur jepet si një përforcues, kandidati për vaksinë stimuloi një përgjigje më të fortë të antitrupave te të rriturit plotësisht të vaksinuar sesa një injeksion i inaktivizuar.

Studimi u krye në Kinë dhe u publikua në fillim të gushtit në “medRixv”, një platformë paraprintimi.

Sipas ekspertëve, vaksinat e aerosolizuara të administruara nga goja mund të bëhen një shtesë e vlefshme për grupet ekzistuese të vaksinave SARS-CoV-2.