Kovaçevski e vizitoi Qendrën kulturore informative të Maqedonisë së Veriut në Sofje
Shkup, 6 shtator – Në kuadër të vizitës në Bullgari, kryeministri Dimitar Kovaçevski e vizitoi Qendrën kulturore-informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, njofton korrespondenti i MIA-së nga Sofja.
Dimitar Kovaçevski dhe delegacioni qeveritar i vendit i kryesuar nga ai u pritën nga drejtori i QKI-së Sashko Nasev, i cili i njoftoi me aktivitetet e tij. Nasev në galerinë e KQI-së, kryeministrit dhe ministrave të Ekonomisë dhe të Punëve të Jashtme, Kreshnik Bekteshi dhe Bujar Osmani ua tregoi ekspozitën “Panta rei” të artistit dhe skulptorit nga Maqedonia e Veriut, Marjan Stojanoski.
Nasev e njoftoi Kovaçevskin edhe me Natën e ardhshme evropiane të letërsisë, e cila do të mbahet më 7 shtator në Sofje, si dhe me folenë e lexuesve në Qendrën kulturore-informative të Maqedonisë së Veriut në Bullgari, ku është botuar libri i shkrimtarit maqedonas Aleksandar Prokopiev “Njeriu”. Kjo përmbledhje e tregimeve këtë vit është përkthyer në gjuhën bullgare në shtëpinë botuese “Libra për të gjithë”.
Drejtori i QKI-së në Sofje dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, biseduan për ndërveprimin kulturor për njohje më të mirë të publikut bullgar me arritjet e kulturës maqedonase

