Konferenca e gjashtë rajonale e trupave për barazi të Evropës Juglindore
Shkup, 6 shtator – Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në bashkëpunim dhe nën patronatin e Misionit të OSBE-së në Shkup sot e organizon “Konferencën e gjashtë rajonale të trupave për barazi të Evropës Juglindore”.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të organeve të barazisë të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Sllovenisë, Serbisë dhe Kroacisë, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera kombëtare, organizata dhe ekspertë që punojnë në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit, ambasadorë dhe ministrat.
Konferencën, siç njofton Komisioni, do ta hapin kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ambasadori i OSBE-së në Shkup, Klemens Koja dhe Igor Jadrovski, anëtar i Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

