Orban do të marrë pjesë në varrimin e Gorbachevit, nuk ka në plan ta takojë Putinin

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë për në Moskë të shtunën, për të marrë pjesë në funeralin e liderit të fundit sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Ai do të bëjë homazhe së bashku me delegacionin hungarez. Kremlini ka njoftuar se një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe Orban nuk është planifikuar.

“Sipas informacioneve tona, ai do të vijë vetëm për t’i bërë nderimet e tij Gorbaçovit. Nuk ka pasur kërkesa për bisedime”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Gorbaçovi vdiq të martën në moshën 91-vjeçare dhe do të varroset të shtunën pa nderime shtetërore dhe pa praninë e presidentit rus dhe liderëve perëndimorë.