U kritikua për videon ku u tall me fëmijët jetim, reagon influencerja

Video e fundit e influencuarës shqiptare, Dea Mishel ku bëri një shaka me fëmijët jetim u vendos në qendër të kritikave nga fansat e saj.

“Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”, thuhej në këtë video.

Pas kritikave të shumta erdhi edhe reagimi i Deas e cila tha se ndonjëherë mendon me zë të lartë.

“Ndonjëherë mendoj me zë të lartë dhe i hap probleme vetës”, shkroi ajo ndër tjerash në Insta Story.