“Ballkani i Hapur” potencial i madh turistik, mund të gjenerojë 30 milionë bujtje
Shkup, 28 gusht – Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) Lupço Janevski konsideron se Panairi i verës “Ballkani i Hapur” në Beograd është një mundësi e shkëlqyer për të dërguar mesazhin e bashkimit, gatishmërisë për bashkëpunim të përbashkët dhe sjellje të vendimeve të mençura.
Janevski, në prag të Panairit, për MIA-n thotë se në manifestim do të prezantohen 333 verari nga rajoni, Evropa dhe bota, dhe duke e pasur parasysh se edhe ushqimi do të jetë në fokus, si një lloj tradite, do të jenë pesë mjeshtër shefa nga vendi, nga Serbia dhe nga Shqipëria. Gjithsej 300 metra katrorë janë të rezervuara për turizmin.
“Pres nga Panairi për verë ta përcjellim mesazhin se Ballkani është i bashkuar. Nga e kaluara të nxjerrim një studim dhe të sjellim vendime të mençura. Të punojmë dhe të krijojmë ura, e jo pengesa”, theksoi Janevski.
Ai informon se nga pala maqedonase do të prezantohet edhe folklori, do të ketë përpunim të perlave dhe filigranëve, do të organizohet një mbrëmje maqedonase, nikoqire e së cilës do të jetë kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në mbrëmjen maqedonase pritet të marrin pjesë 500 mysafirë.
Vlerësimi i drejtorit të APMT-së është se nisma “Ballkani i Hapur” është një potencial i madh turistik që mund të gjenerojë 30 milionë fjetje dhe të rrisë ndjeshëm numrin e mysafirëve rajonalë.

