Janë gjobitur 238 shoferë në Shkup, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 28 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të përforcuara të veprimit në zonën e komunikacionit, me ç’rast në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 238 masa, prej të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 78 sanksione.

Janë shqiptuar edhe 31 masa për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 21 për vozitje pa patentë shoferi, tetë për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 15 masa për përdorimin e celularit, 16 për automjete të paregjistruara, tetë për kalim në dritën e kuqe të semaforit, tetë masa për mosdhënien e përparësisë së kalimit të këmbësorëve, shtatë sanksione për shofer fillestar…

Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollet  e përforcuara të veprimit vazhdojnë.

“Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, qëndron në kumtesë.