34 vjeçari nga Velesi u iku policëve por u kap në Vaksincë të Likovës, transportonte migrantë
Zyrtarët policorë dje në ora 13:00 në fshatin Vaksincë të Likovës e kanë arrestuar 34 vjeçarin M.B nga Velesi, transmeton Zhurnal.
MPB informon se në një veturë Crysler me targa të Shtipit që ai e ka drejtuar, janë gjetur 16 migrantë nga Siria.
“Më parë në autostradë në fshatin Kosturnik, ai nuk është ndaluar në shenjën për ndalim nga policia dhe ka vazhduar drejt fshatit Vaksincë. Në fshat ai ka humbur kontrollin e veturës dhe ka dalë nga rruga, me çka ka filluar të ikë por shumë shpejtë është kapur nga policia. Në momentin kur vetura ka dalë nga rruga, katër migrantë kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihmë mjekësore në Kumanovë. /Zhurnal.mk

