Shaqiri: librat shkollorë për nxënësit të cilët mësojnë sipas konceptit të vjetër do të dorëzohen me kohë

Shkup, 24 gusht – Fëmijët e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta, materialet mësimore të të cilëve po ndërrohen, nuk do të mbeten pa libra. MASH-i së bashku me Byronë për zhvillim të arsimit prej një shtatorit ka përgatitur materiale me qëllim që të ruhet vazhdimësia e librave shkollorë dhe atë vetëm për dy muajt e parë, dhe ato do t’u dorëzohen nxënësve me kohë dhe do të sigurohen nga ministria, shfaqi bindje ministri i Arsimit, jeton Shaqiri.

Ai, gjatë pjesëmarrjes në televizionin Kanal 5 tha se të gjitha librat për nxënësit të cilët mësojnë sipas konceptit të vjetër do të dorëzohen me kohë.

Shaqiri theksoi edhe se librat shkollorë për klasë të tretë, të gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë, si dhe për arsimin e mesëm do të dorëzohen deri në fillim të vitit shkollor.

Ai shtoi se lidhur me kërkesën e qytetarëve që të kthehen librat shkollorë, jep mbështetje të plotë që prej fillimit të ardhjes së tij në funksion, por se ekzistojnë afate kohore për procedura të caktuara.

Për problemin me dëftesat ministri e ceki përgjegjësinë drejt Byrosë për zhvillim të arsimit.

“Menjëherë reagova në byronë për zhvillim të arsimit, kjo të mos përsëritet, sepse ne këto të dhëna i kemi paraprakisht, e dimë numrin e nxënësve prej fillimit të secilit vit shkollor, përgjegjësia mendoj se është tek Byroja dhe pres që ky vit shkollor kur të përfundojë fëmijët t’i kenë dëftesat me kohë”, tha Shaqiri, duke shtuar se është kërkuar përgjegjësi.

Ai thotë se është punuar edhe për procedura që kanë të bëjnë me afate ligjore kohore dhe ato të respektohen, por gjatë procedurës ka pasur probleme të caktuara, për të cilat shfaqi pritje se në periudhën në vijim nuk do të ketë probleme të këtilla të aspektit teknik.

Shaqiri tha se nxënësit e klasave të nënta dhe ata që përfunduan arsimin e mesëm kanë marrë dëftesa.

Ministri gjithashtu vlerësoi se rezultatet nga rangimi i suksesit të nxënësve nuk janë në nivel të kënaqshëm, duke cekur se për atë shkak nevojiten reforma.