Në vendkalimin “Bllatë” afër Dibrës, takim i përfaqësuesve të policisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Shqipërisë
Dibër, 24 gusht – Në vendkalimin Bllatë, në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë afër Dibrës, sot u mbajt takim i përfaqësuesve të Komisariateve policore nga Peshkopia dhe Kukësi dhe policisë kufitare të Maqedonisë së Veriut, informuan nga komisariati në Peshkopi.
Sipas burimit të njejtë, takimi është në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim mes policive të të dy vendeve për përballje të suksesshme me qarkullimin e madh të turistëve, shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë.
Me atë rast u vlerësua se falë “aktiviteteve të koordinuara, janë evituar pritjet me rritje të numrit të sporteleve në hyrje dhe në dalje”.
“Në takim u bë fjalë edhe për ndërmarrje të masave për parandalim dhe luftë kundër prodhimit dhe tregtisë me narkotikë përmes linjës kufitare, kontrabandës të mallrave akcizë dhe të tjera. Është shqyrtuar edhe situata lidhur me frekuentimin e vendkalimit ‘Bllatë’ gjatë sezonit turistik ndërkaq janë këmbyer edhe informata për aktivitete ilegale përgjatë kufirit dhe shtimi i patrullimeve”, qëndron në kumtesë.
Shtojnë se takimi ka kaluar në atmosferë miqësore dhe në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me angazhime të përbashkëta në luftën kundër krimit tejkufitar.

