Dele Alli te Besiktas – zyrtarizimi çështje kohe

Dele Alli do të ndërrojë skuadër.

Mesfushori anglez është gati të lë skuadrën e Everton, pasi dështoi të fitonte një pozitë stabile.

Raportime të ‘Athletic’ flasin tashmë për një marrëveshje të Dele me skuadrën e Besiktas, përcjell lajmi.net.

Kalimi i Dele Alli në Superligën e Turqisë tashmë shihet si çështje kohe.

Palët janë dakorduar për kushtet personale të kontratës dhe ka vetëm disa detaje për të mbyllur marrëveshjen finale.