MASH: Sivjet do të ketë 220 më shumë asistentë arsimorë se vitin e kaluar
Shkup, 24 gusht – Në vitin e ardhshëm shkollor 2022/2023 do të angazhohen 720 asistentë arsimorë në shkollat fillore, që është 220 më shumë se vitin e kaluar shkollor. vendimin e solli Qeveria duke i pasur parasysh nevojat e shprehura të prindërve të nxënësve me pengesa, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
“Rritja e numrit të asistentëve arsimorë prej 500 në 720 në krahasim me vitin shkollor 2021/2022 është tregues se MASH-i dhe Qeveria punojnë në ngritjen e shkallës së inkluzivitetit në mësim dhe rritjen shtesë të cilësisë së procesit edukativ-arsimor në shkolla, duke i përfshirë shkollat rajonale në mjediset rurale”, thekson MASH-i.
Angazhimi i asistentëve arsimor për nxënësit me pengesa të cilët vijojnë mësim në shkollat e rregullta fillore për të dytin vit me radhë, shton MASH-i, tashmë nuk është kujdes dhe shpenzim për familjet e nxënësve me pengesa, por obligim i shtetit.
“Asistentët mbeten të fokusuar në sigurimin arsimit cilësor të nxënësit përmes bashkëpunimit me mësimdhënësit dhe prindërit, me punonjësit profesional dhe ekipin inkluziv i cili kujdeset për nxënësin, e njëkohësisht e nxisin bashkëpunimin mes fëmijëve dhe komunitetit”, kumtoi MASH-i.

