TUI ervejs paralajmëron fluturime në relacionin Mançester – Ohër

Shkup, 24 gusht – Linjë ajrore sezonale në relacionin Mançester – Ohër paralajmëron për verën e ardhshme kompania ajrore TUI Ervejs (TUI Airways).

Sipas publikimit në orarin e kësaj kompanie, fluturimet do të realizohen një herë në javë në periudhën prej 31 maj deri 20 shtator të vitit të ardhshëm.

Sivjet numri i fluturimeve të linjave ajrore sezonale është rritur në të dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut në krahasim me vitin e kaluar. Në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit nga janari deri në korrik janë realizuar 457 fluturime sezonale, 55 për qind më shumë se vitin e kaluar kur ka pasur 294 fluturime, ndërsa në aeroportin “Shën Apostoll Pavle” në Ohër 831 fluturime sezonale që është një rritje prej 136 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur ka pasur 352 fluturime sezonale.

Këtë vit, destinacionet sezonale drejt të cilave kompanitë ajrore fluturojnë nga aeroporti i Shkupit janë Antalia, Bodrum, Izmir, Hurgada, Basel, Xheda/Medinë, Monastir (Tunizi). Në vitin 2021 nga Shkupi ka pasur fluturime sezonale për në Antalia, Bodrum, Hurgada, Bazel dhe Dyseldorf. Nga aeroporti i Ohrit këtë vit shërbehen linja ajrore sezonale edhe në Tel Aviv dhe Amsterdam si dhe deri në Cyrih, Aindhoven dhe Katovicë që kanë qenë në dispozicion edhe sezonin e kaluar të verës.

Në shtatë muajt e parë të këtij viti dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut janë shërbyer gjithsej 1.3 milionë pasagjerë dhe 10.622 fluturime