Nikollovski: Në vitin 2017 janë paguar dy milionë euro borxh ndaj vreshtarëve

Shkup, 24 gusht – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, sot përmes profilit të tij në Fejsbuk ka rikujtuar se në vitin 2017, janë paguar dy milionë euro borxh ndaj vreshtarëve nga rrushi i papaguar i verës nga kantina e verës “Povardarie” dhe “Stefani”.

Me ribalancin e Buxhetit, këtë vit, shton Nikollovski, shlyhen të gjitha detyrimet ndaj fermerëve dhe për herë të parë vendoset pagesë e paradhënies së subvencioneve.

“Fermerët e dinë shumë mirë se kanë një partner të ndershëm dhe serioz në MBPEU, e cila është gjithmonë në anën e bujkut”, thotë Nikollovski.

Qeveria dje njoftoi se çmimi i blerjes së rrushit këtë vit është rritur për 30 për qind – lloji “smederevka” do të shitet për 13 denarë për kilogram, ndërsa “vranec” 15 denarë për kilogram, që është për tre denarë më shumë në krahasim me vitin e kaluar.