Osmani telefonon Kuleban, i uron ditën e pavarësisë së Ukrainës
Shkup, 24 gusht – Ministri i jashtëm Bujar Osmani, sot ka realizuar bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Dmitro Kuleba për t’i uruar atij ditën e pavarësisë së Ukrainës, informon Zhurnal.
Osmani i është shprehur Kulebas se perspektivat e qarta evropiane të dy vendeve janë të rëndësishme në kontekst të realitetit të ri gjeopolitik dhe sfidave aktuale të sigurisë.

