ANEA e përsëriti kërkesën për mision në centralin bërthamor në Zaporozhje
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) ka ripërsëritur kërkesën e saj për dërgimin e misionit për vlerësimin e sigurisë në centralin bërthamor ukrainas në Zaporozhje.
Nënsekretarja e KB-së për Çështje politike dhe paqësore, Rozmari Di Karlo në fillim të takimit urgjent të Këshillit të Sigurisë të KB-së mbi situatën në centralin bërthamor Zaporozhje paralajmëroi se drejtori i përgjithshëm i ANEA-s Rafael Grosi ka kërkuar që misioni të kryejë kontrolle sigurie në centralin.
“Përgatitjet për misionin janë duke vazhduar dhe ANEA është në konsultim aktiv me të gjitha palët në lidhje me përpjekjet për të dërguar një mision të tillë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Di Karlo.
Ajo shtoi se KB-ja ka kapacitete logjistike dhe sigurie “për të mbështetur nga Kievi çdo mision të ANEA-s në termocentral me kusht që Ukraina dhe Rusia të merren vesh”.

