A do t’i pranohet ankesa Ruskovskës? Sot vendos këshilli prokurorëve

Shkup, 24 gusht – Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 63-të, në rend dite të së cilës është ankesa e prokurores Vilma Ruskovska.

Vendimi për thirrjen e seancës është publikuar në ueb faqen e Këshillit të prokurorëve publikë, ndërsa si pikë e parë në rendin e ditës propozohet “shqyrtimi dhe zgjidhja e ankesës së prokurorit publik të PTHP NJKOK, znj. Vilma Ruskovska”.

Prokurorja Vilma Ruskovska, javën e kaluar parashtroi ankesë kundër vendimit për suspendimin e saj në Këshillin e prokurorëve publikë . Me ankesë, siç sqaroi Ruskovska, ajo i hedh poshtë pretendimet në vendim dhe “këtë e konsideron si suspendim të ligjit dhe suspendim të drejtësisë”.

Prokurori republikan publik, në bazë të nenit 81 të Ligjit për prokurori publike, ka marrë Vendim për shkarkimin nga detyra të udhëheqëses së Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, derisa zjgjat procedura penale e ngritur pas kallëzimit të parashtruar nga Arafat Muarremi për bastisjen e datës 18 korrik në Drejtorinë e Policisë Financiare