Qeveria shkarkon avokatin e shtetit, Fehmi Stafa

Shkup, 23 gusht – Në seancën e sotme qeveritare, është shkarkuar nga detyra avokat i shtetit, informon Zhurnal.

Stafa në këtë detyrë ishte vendosur në vitin 2018. Ai para disa muajve ngriti kallëzim penal ndaj prokurorëve Gavrill Bubevski dhe Artan Ajro për mos konfiskim të suksesshëm të pasurisë për rastin “Transmet” kundër Sead Koçanit. Kallëzim penal ngriti gjithashtu edhe ndaj ish drejtori të policisë financiare, Arafat Muaremit, por Prokuroria po heton edhe atë nëse vet Stafa ka gisht në gjithë këtë tollovi ku duheshte të konfiskohen rreth 17 milion euro të Sead Koçanit./Zhurnal.mk