Spasovski: Njësiti për Pozicionim të Shpejtë i gatshëm të përgjigjet në të gjitha detyrat
Shkup, 23 gusht – Në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov” sot u mbajt ceremonia solemne në të cilën Ministria e Punëve të Brendshme e shënoi 21 vjetorin e formimit të Njësitit për Pozicionim të Shpejtë. Rezultatet nga dy dekadat të ekzistimit të këtij Njësiti, pa të cilin realisht nuk mund të paramendohet puna policore, duke falënderuar udhëheqësinë aktuale të MPB-së, tanimë tradicionalisht vlerësohen në festë me rastin e formimit të këtij Njësiti.
I formuar në vitin 2001 sipas shembullit evropian të “forcave për reagim të shpejtë” , u transformua dhe disa herë e ndërroi emrin, duke vendosur standarde evropiane policore në punën e tij me të cilin roli të cilin e ka në sigurinë e shtetit çdo ditë bëhet më i rëndësishëm dhe më domethënës.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski theksoi se nuk është vetëm datë në të cilën festohet dita e formimit të Njësitit por arritjet e tij të mëdha për të cilat të gjithë jemi krenar shumë vite me radhë.
“Me pietet të posaçëm para të gjithë juve dëshiroj të theksoj rolin, profesionalitetin, përkushtimin, sakrifikimin, cilësinë e diturive dhe aftësive të pjesëtarëve të Njësitit për Pozicionim të Shpejtë, tipare dhe performanca të mëdha të të cilëve barazohen dhe janë të nivelit të njëjtë me formacionet policore të policive të evropiane dhe të botërore. Njësiti për Pozicionim të Shpejtë duke u profiluar në njësit policor lartë të specializuar, me të njëjtat cilësi të çdo pjesëtari të tij, të vendosura përmes standardeve të qarta dhe kritereve profesioanle nga të gjitha aspektet-fizike, mentale, arsimore dhe teknike, paraqet Njësit i përgatitur ti përgjigjet të gjitha detyrave policore të caktuara, në mënyrë të pavarur dhe në mënyrë të koordinuar, pa marrë parasysh specifikat dhe kompleksitetin”, potencoi Spasovski.
Ministri Spasovski potencoi se profesioni policor çdo ditë ballafaqohet me një numër të madh të sfidave në të cilat menjëherë duhet të përgjigjemi, si në protestave e fundit të dhunshme, në të cilat NJPSH-ja edhe një herë e dëshmoi profesionalitetitn dhe përkushtimin e tij në ruajtjen e sigurisë së institucioneve, qytetarëve dhe shtetit.
“Nëpunësit policorë të cilët ishin në mbrojtje të institucioneve shtetërore, ndër të cilët për fat të keq kishte edhe të lënduar, në mënyrë më të mirë e demonstron qëndrueshmërinë, gatishmërinë, guximin dhe sakrificën e profesionit policor për mbrojtjen e shtetit dhe për garantimin e sigurisë së qytetarëve, për të cilën edhe me këtë rast jemi shumë krenar ndaj juve dhe ju falenderojmë”, theksoi ministri Spasovski.
Minsitri Spasovski e theksoi përkushtimin e kësaj udhëheqësie të MPB-së për reformim dinamik dhe transformim të policisë në institucion profesional, në pajtim me të gjitha standardet moderne të pranuara në botë të punës policore, do të bëjë të pamundërën në kuadër të mundësive ligjore dhe financiare të mundësojë kushte sa më të mira të punës.
Komandanti i Njësitit për Pozicionim të Shpjetë, Vice Stoleski rikujtoi se nga formimi i tij deri më sot, NJPSH-ja është e prëfshirë në realizimin e detyrave të shumta të komplikuara dhe të rrezikshme, të cilat ndihmuan Njësiti të forcohet dhe të ndërtohet si faktor i sigurisë së qytetarëve dhe në një nga shtyllat e stabilitetit të shtetit.
“Njësiti për Pozicionim të Shpejtë është shumë lartë në shkallët e sistemit të sigurisë së shtetit, kurse si Njësit në përbërje të Departamentit për Operacione Speciale Policore paraqet formacion thelbësor të armatosur të Ministrisë së Punëve të Brendshme i cili gjithmonë dhe gjithkund mundet të përgjigjet ndaj të gjtha sfidave të sigurisë. Pa modesti të rrejshme më lejoni të them se me të vërtetë jemi krenar në të arriturën, për arsye se 21 vjet më vonë me të drejtë mund të themi se i takojmë një Njësiti i cili është pjesë e historisë, i cili jeton në të tashmen dhe do të jetë shtylla e sigurisë së qytetarëve dhe e shtetit në të ardhmen”, potencoi komandanti Stoleski.
Komandanti Stoleski i prezentoi të gjitha detyrat me të cilat merret Njësiti, të cilat mund ti kryejnë vetëm nëpunës policorë të motivuar dhe mirë të trajnuar, kurse në pajtim me rrjedhat e reja-anëtarësimi në NATO dhe procesi i euro-integrimeve të shtetit hapen mundësi dhe plane të mëdha për NJPSH-në.
Stoleski shprehu falenderim të posaçëm dhe të sinqertë për familjet e pjesëatraëve të rënlë të Njësitit dhe kujtoi se guximi dhe sakrifica e tyre të cilën e dhanë, asnjëherë nuk do të harrohen, kurse qytetarët i porositi të jenë të qetë dhe paqësorë, të kenë besim të plotë në NJPSH-në sepse Njësiti për Pozicionim të Shpejtë është gjithmonë këtu për ata.
Delegacionet zyrtare të Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, familjeve të pjesëtarëve të rënë dhe të vdekur të Njësitit, delegacioni i Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, të Departamentit për Operacione Speciale Policore dhe nga vetë Njësiti vendosën lule të freskëta në Pllakën përkujtimore të pjesëtarëve të rënë të NJPSH-së. Në solemnitet u ndanë edhe pllaketa jubilare për pjesëatarët më të suksesshëm të Njësitit, për ata të cilët shënojnë 5, 10, 15 dhe 20 vite punë në radhët e tij, por edhe për miqtë dhe bashkëpunëtorët e Minsitrisë së Punëve të Brendshme dhe të NJPSH-së. Në nder të Njësitit është emituar edhe video spot promotiv, kurse në fund të solemnitet mysafirët e vizituan edhe Dhomën përkujtimore të NJPSH-së, ku u nënshkruan në kujtim-librin e Njësitit.

