Rryma e mbyt një 7-vjeçar në Gjakovë

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka vdekur pas kontaktit me energjinë elektrike.

Policia ka konfirmuar se mbrëmë fëmija ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku më pas kishte vdekur, raporton Zeri.info.

“Mbrëmë rreth orës 19:20 është pranuar informacioni nga Spitali Rajonal i Gjakovës se viktima, i gjinisë mashkull, i lindur në vitin 2015, kishte pasur kontakt me energji elektrike. Më pas nga spitali është marrë informata që fëmija ka vdekur dhe trupi i tij është dërguar për obduksion në IML”, konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai shtoi se Policia po heton rastin.