Si pasojë e rezultatit të dobët në zgjedhjet për këshilltar komunal në Tetovë, Ziadin Sela dha dorëheqje

Tetovë, 21 gusht – Rezultatet jo të favorshme nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për Këshillin e Komunës së Tetovës janë arsyeja që Zijadin Sela të dorëzojë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët. Këtë ai e paralajmëroi në konferencën e sotme për shtyp në selinë në Tetovë, pas takimit me anëtarët e kryesisë më të ngushtë të partisë.

“Biseduam rreth situatës së shkaktuar politike pas zgjedhjeve në Tetovë. Unë qëndroj pas çdo fjale të cilën e kam thënë, dhe ajo është se Tetova nuk është vetëm komunë, Tetova nuk është vetëm qytet, Tetova është më shumë  se kaq – vetëm një qytet. Rezultatet në Tetovë me të vërtetë është se jashtë çdo pritshmërie lidhur me Tetovën, dhe unë si kryetar i partisë jam i gatshëm të marr përgjegjësi dhe nga ky moment e marr përgjegjësinë, jap dorëheqje të parevokueshme si kryetar i partisë”, theksoi Zijadin Sela.

Ai informoi se në periudhën që vijon, organi më i lartë i partisë, pas dy kongreseve, Asamblesë qendrore, duhet të mblidhet dhe të vendosë lidhur me atë kush do të jetë u.d. kryetar i partisë.

“E shfrytëzoj rastin tani t’i falënderoj të gjithë mbështetësit e mi, mbështetësit e Aleancës për Shqiptarët, qytetarët të cilët besuan tek ne dhe njëkohësisht i ftoj të besojnë në Aleancën për Shqiptarët sepse do dalim. edhe më të fortë nga ky proces. Nuk do të ishte demokratike që unë të deklaroja se kush duhet të jetë kandidati për president, sepse është e drejtë e anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe kjo është e drejtë e Asamblesë Qendrore për u,d, të zgjedhë dhe kjo nuk është e drejtë e imja”, porositi Sela.

I pyetur pse në Tetovë partia nuk ka arritur të fitojë asnjë deputet në këshillin e Tetovës, ai tha se do të bëhen analiza më të thella.

“Analizat do të bëhen në Asamblenë qendrore të partisë dhe mendoj se prej tani e tutje partia duhet të kujdeset për të gjitha. Të kujdesemi në kuptimin e vënies në përgjegjësi të të gjithë atyre që sabotuan procesin, të gjithë atyre që punuan, janë anëtarë të Aleancës për Shqiptarët dhe janë kundër Aleancës për Shqiptarët”, tha Sela

Aleanca për Shqiptarët filloi të formohet në vitin 2015 kur Zijadin Sela, si anëtar i PDSH-së, e inicioi Lëvizjen për reforma në PDSH. Më pas u formua edhe partia me emrin Aleanca për Shqiptarët. Më 27 mars të vitit 2022, në kongresin e dytë Sela u rizgjodh për kryetar.