Krushevë: A mund të mbijetohet nga kultivimi i duhanit?
Krushevë, 19 gusht – Bekriu nga fshati Presillë i Krushevës së bashku me pesë anëtarët tjerë të familjes zgjohen në orën 03:00 të mëngjesit dhe shkojnë në arë për të mbledhë duhanin, raporton Klan M.
Ai thotë se kjo është një veprimtari shumë e rëndë bujqësore, por që gjithë jetën është duke u marrë me këtë punë.
”Zgjohemi nga ora 3:30 deri në 9:00, mbledhim rreth 7 kosha dhe i çojmë në shtëpi, më pas pushojmë një orë, dhe përsëri punojmë në maqinat qepëse të duhanit deri në oren 4 ose 5 pasdite dhe më pas përgatisim darken, kështu shkon një ditë e jona” – deklaroi Bekriu.
Bekriu me prodhimin e duhanit ka ndërtuar shtëpinë, ka rritur fëmijët dhe i ka shkolluar, por rritja e fundit e çmimit të naftës dhe të produkteve tjera e kanë vështirësuar punën e tij në prodhimin e duhanit.
”Ka shumë harxhime, së paku kjo të jetë e paguar që të mbulohen harxhimet por kjo na këputë shumë. Shitja është pjesa më e veshtirë, sepse ne e punojmë duhanin por kur vjen koha për shitje nuk dijmë se me çfarë çmimi do të paguhet. Vijmë në shtëpi gruaja pyet si keni kaluar, them mos pyet ska shku mirë. Duhani të jetë së paku 450 denarë kilogrami, atëhere mund t’i thuam faleminderit shtetit. Në pushim skam qenë asnjëhere, tani isha në Greqi dy ditë por gjithcka me kursim” – tha Bekriu.
Ndryshe, fshati Presill është i banuar nga 550 banorë shqiptarë dhe është 18 km larg Krushevës, popullsia e këti fshati kryesisht merret me prodhimin e duhanit dhe vlen të theksohet se për dallim nga vendet tjera të rinjtë e këti fshati nuk largohen nga vendi

