Policia Financiare demantojnë deklaratat e Ruskovskës për lëndët e kërkuara
Shkup, 19 gusht – Janë të pavërteta deklaratat e prokurores Vilma Ruskovska se nga Drejtoria e Policisë financiare ka kërkuar 300 lëndë konkrete dhe se i janë dorëzuar vetëm rreth 30-të lëndë që ajo as që i ka kërkuar, reagojnë nga Drejtoria.
Në Urdhrin për bastisje për të dhëna nga Drejtoria e Policisë financiare, shtojnë se kërkohen të gjitha kallëzimet penale anonime të dorëzuara deri te Drejtoria e Policisë financiare nga viti 2018 deri në ditën e kontrollit, pra ditën e përgjigjes së kërkesës.
“Në kërkesën për të dhëna na është dhënë afat prej 10 ditësh dhe i njëjti ka filluar të rrjedhë nga data 18 korrik 2022. Shtatë ditë pas kontrollit dhe kërkesës, gjegjësisht më 25 korrik, kur Drejtoria e Policisë financiare doli me njoftim në publik ku informuam për bastisjen dhe parashtruam parashtresë për shkak të dyshimit për keqpërdorime nga ana e prokurores Vilma Rusovska në orën 14 në Drejtori arriti shkresë në të cilën kërkohej që Drejtoria menjëherë t’i dorëzojë lëndët dhe dokumentet e grumbulluara. Drejtoria e Policisë financiare në atë moment ka disponuar me 35 lëndë në bazë të ‘kallëzimeve penale anonime të dorëzuara në Drejtori nga viti 2018 deri në ditën e përgjigjes së kërkesës’ dhe ato lëndë menjëherë janë dorëzuar në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion”, theksojnë nga Drejtoria.
Ndërkohë, siç theksojnë prej atje, duke vepruar sipas kërkesës nga ana e Drejtorisë së Policisë financiare, janë siguruar edhe 150 lëndë të formuara në bazë të “kallëzimeve penale anonime të dorëzuara në Drejtori nga viti 2018 deri në ditën e përgjigjes së kërkesës dhe për të njëjtën Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion është njoftuar me shkresë.
Drejtoria e Policisë financiare, thonë prej atje është në pritje të përgjigjes nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit me qëllim për të dorëzuar të dhënat/lëndët e ofruara që janë kërkuar nga Drejtoria konform kërkesës për të dhëna me nr. 155/22 nga data 18 korrik 2022.

