Casemiro te Man Utd, çështje orësh

Sipas të gjitha gjasave, Manchester United do të përforcohet me super mesfushorin e Real Madridit, Casemiron.

“Djajtë e Kuq” po kalojnë nëpër një krizë të madhe rezultatesh dhe Casemiro do të ishte një përforcim që mund t’i zgjidh shumë probleme.

Manchester United është i bindur se marrëveshja do të kompletohet brenda 24-48 orëve në vijim, shkruan Gazeta Express.

30-vjeçari pritet që të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me ekipin nga “Old Trafford”.

Megjithatë, prezenca e tij në fushë ndaj Liverpoolit këtë fundjavë nuk do të jetë e mundur, pasi ende ka shumë çështje të pazgjidhura.