Dhunohet një vajzë në Gjakovë, policia në kërkim për të dyshuarin
Një vajzë është dhunuar në qytetin e Gjakovës.
Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës, derisa kanë thënë se ende nuk është kapur personi në fjalë.
Rasti po vazhdon të hetohet
Njoftimi i policisë:
Gjakovë 12.08.2022 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartëcekur është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është kërkuar nga policia por nuk është hasur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

