Zhvillimi i ardhshëm i kombësive do të ketë në fokus : zhvillimin industrial, ndërtimin infstrukturor dhe mbrojtjen ekologjike

Zv.kryetari i Komisionit Kombëtar për Çështjet e Kombësive të Kinës Zhao Yong tha në një konferencë shtypi se gjatë dhjetëve vjetëve të fundit, kauza e unitetit kombëtar dhe e përparimit në Kinë ka arritur rezultate mhaft pozitive.Lidhur me masat e ardhme për të nxitur modernizimin e përbashkët të kombësive të ndryshme, zv.kryetari i Komisionit Kombëtar për Çështjet Etnike u shpreh se fokusi do të vihet në tre pika kyçe: zhvillimi industrial, ndërtimi infrastrukturor dhe mbrojtja ekologjike. Gjithashtu, do të nxitet zhvillimi me cilësi të lartë në zonat e pakicave kombëtare, do të përmirësohen politikat e mbështetjes rajonale dhe do të forcohet rigjallërimi rural në zonat e pakicave kombëtare .
Kina ka 56 kombësi dhe një popullsi mbi 1.4 miliardë banorë.

“Në Kinë çdo kombësi është e barabartë, pavarësisht nga popullsia, historia dhe niveli i zhvillimit. Kjo barazi është e vërtetë, e plotë dhe e gjithanshme. Të drejtat e ligjshme të kombësive të ndryshme janë të garantuara në mënyrë efektive,”tha Zhao Yong.

Zonat ku jetojnë pakicat kombëtare dikur ishin një pikë e vështirë dhe kyçe në përpjekjet e Kinës për zbutjen e varfërisë. Në dhjetë vjetët e fundit, zbutja e varfërisë në Kinë për të arritur një shoqëri relativisht të begatë ka sjellë ndryshime historike në zonat e pakicave kombëtare. Zhao Yong u shpreh se të 31.21 milionë njerëzit e varfër në zonat e pakicave kombëtare kanë dalë nga varfëria, të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve të qytetit e fshatit në zonat e pakicave kombëtare janë rritur mesatarisht përkatësisht me 7.7 % dhe 10.2% në vit, kurse jetëgjatësia mesatare e banorëve në Rajonin Autonim të Tibetit është rritur katër vjet në dhjetë vjetët e fundit.

Mediat perëndimore e kanë shtrembëruar dhe keqkuptuar promovimin nga Kina të përhapjes së gjuhës standarde në zonat e pakicave kombëtare. Lidhur me gjuhën standarte, Zhao Yong vuri në dukje se Kushtetuta e Kinës dhe Ligji i të Folurit dhe të Shkruarit të Gjuhës Standarde Kombëtare kanë dispozita të qarta, të cilat jo vetëm qartësojnë statusin ligjor të promovimit të gjuhës së folur dhe të shkruar standarde, por gjithashtu garantojnë qartë lirinë e pakicave kombëtare për të mësuar dhe përdorur gjuhët e tyre.