28 vjeçarja grabitë foshnjen 1 javëshe në QTQ dhe iku me taksi, policia e gjenë në Gjorçe Petrov
Shkup, 17 gusht – Një 28 vjeçare nga Shkupi ka grabitur foshnjen shtatë ditëshe pasi prindërit e bebes e kishin lutur atë për t’u kujdesur për disa minuta sapo të furnizohen me ushqim në një market në Qendrën Tregtare të Qytetit.
Prokuroria ka dorëzuar urdhër për hetim kundër 28 vjeçares, e cila dyshohet se ka grabitur një foshnje, me çka ka kryer vepër penale sipas nenit 141 paragrafi 2 nga kodi penal, informon Zhurnal.
Nga PTHP sqarojnë se dje në QTQ Shkup, e dyshuara ka grabitur foshnjën vetëm një javëshe. Ajo madje u kishte ofruar ndihmë ta dërgojnë beben tek ambulanta në Bit Pazar. Në vend të kësaj, prindërit sapo janë futur në market, ajo i’a ka mbathur së bashku me beben, ka marë një taksi dhe është nisur për në Gjorçe Petrov.
Për fat të mirë policia përmes kamerave të sigurisë kanë arritur ta identifikojnë vajzën 28 vjeçare dhe e kanë gjetur atë në Gjorçe Petrov.
Prokuroria tani kërkon paraburgimin e saj përshkak se dyshojnë se mund të ikë dhe të mbulojë shenjat e veprës penale./Zhurnal.mk

