Kina dërgon ushtarë në Rusi në stërvitje të përbashkët

Ushtarët kinezë do shkojnë për në Rusi me qëllim për të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake me ata rus, por edhe persona ushtarak nga vende të tjera, duke i përfshirë Indinë, Bjellorusinë dhe Taxhikistanin, kumtoi sot Ministria kineze e Mbrojtjes.

Pjesëmarrja e Kinës në stërvitjet e përbashkëta “nuk lidhet me situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale”, theksohet në kumtesë.

Theksohet se stërvitjet janë pjesë e marrëveshjes bilaterale vjetore për bashkëpunim.

Në vitet e fundit janë mbajtur stërvitje të ngjashme ushtarake të udhëhequra nga Rusia, ku ka marrë pjesë edhe Kina.

“Qëllimi është që të thellohet bashkëpunimi praktik dhe miqësor me ushtritë e vendeve pjesëmarrëse, të përmirësohet niveli i bashkëpunimit strategjik ndërmjet pjesëmarrësve dhe të rritet aftësia për t’iu përgjigjur kërcënimeve të ndryshme të sigurisë”, thuhet në kumtesë