Adnan Xhaferovski do të zëvendësojë Arafat Muaremin në Policinë Financiare?
Shkup, 17 gusht – Adnan Xhaferovski si duket do të jetë propozimi i LSDM-së deri te Qeveria për u.d drejtor i Policisë Financiare, mëson A1on, transmeton Zhurnal.
Në kalkulimet brendapartiake se kush duhet të pasojë Arafat Muaremin, pasi ai publikisht dha dorëheqje nga posti, Xhaferovski do ta fitonte mbështetjen nga bashkëpartiakët.
Për momentin nuk ka konfirmim nga LSDM e as nga qeveria përshkak se ende nuk është mbledhur komisioni kadrovik pas së cilës propozimi shkon në seancë qeveritare.
A1on ka kontaktuar vet Xhaferovskin, i cili tha se nuk është njoftuar se është i propozuar për u.d drejtor, por thotë se nëse kjo është e vërtetë, do ta pranonte funksionin.
“Askush nuk më ka thirrë të bisedojmë për këtë çështje. Unë i përmbushë të gjitha kushtet për këtë pozitë. Do ta pranoja funksionin, por nuk jam njoftuar”, thotë Xhaferovski.
Xhaferovski ishte drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Ka diplomuar në fakultetin për shkenca politike dhe marrdhënie ndërkombëtare, ndërsa ka specializuar biznes dhe menaxhment. Ai ishte edhe anëtar i bordit eksekutiv i LSDM-së./Zhurnal.mk

