Kapet 45 vjeçari nga Shkupi, ishte i dënuar me dy vjet burg

Shkup, 17 gusht – Dje, në ora 18:25 në zonën e Kisella Vodës, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ Kërkimor i SPB-së Shkup kanë privuar nga liria K.Xh.(45) nga Shkupi, njoftoi MPB.

Sipas informacioneve të MPB-së, për të është lëshuar fletarrest qendror me kërkesë të Gjykatës Themelore Penale Shkup, me të cilin i është kërkuar vuajtja e dënimit me burgim prej dy vitesh.

Personi do të dërgohet në një institucion ndëshkues-përmirësues për të vuajtur dënimin me burg, theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.