MASH: Shkolla fillore në Çegran të Gostivarit është renovuar, ndërsa tani u bë fasadë me efikasitet energjetik

Gostivar, 16 gusht – Në SHFK “Përparimi” në f. Çegran, Komuna e Gostivarit, është bërë ndrimi i dritareve, dyshemeve, objekteve sanitare dhe kulmit, ku janë investuar gjithsej 27,7 milionë denarë. Për momentin është duke u realizuar fasada termoizoluese, për të cilën janë planifikuar afërsisht 19 milionë prandaj objekti do të jetë plotësisht efikas në energji, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga atje njoftojnë se MASH investon në sistemin arsimor përmes përmirësimit të kushteve ku zhvillohet mësimi, trajnimi i kuadrit të mësimdhënëve dhe programeve mësimore cilësore .

“Infrastruktura e mirë arsimore drejtpërdrejt ndikon në motivimin si të sikurse te mësimdhënësit poashtu edhe tek nxënësit si dhe mundëson arritjen e rezultateve më të mira”, theksojnë nga MASH.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksojnë se Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës synon politikat zhvillimore për ndërtimin e sistemit arsimor që u mundëson nxënësve të rriten në të rinj me njohuri dhe mendim kritik, duke arritur potencialin e tyre të plotë.