Seul: Stërvitje të mëdha ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut javën e ardhshme
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut javën e ardhshme i fillojnë stërvitjet e tyre më të mëdha të përbashkëta ushtarake në vitet e fundit, në momentin kur Pheniani i shton testimet e armëve dhe kërcënimet dhe kërcënimet për konflikt bërthamor ndaj Seulit dhe Uashingtonit, kumtoi ushtria e Koresë së Jugut.
Manovrat verore aleate, që do të mbahen nga 22 gushti deri më 1 shtator në Korenë e Jugut, do të përfshijnë ushtrime tokësore ku do të marrin pjesë aeroplanë, anije luftarake, tanke dhe potencialisht dhjetëra mijëra ushtarë.
Persona zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në Seul dhe funksionarë ushtarakë nuk e bënë të ditur numrin e saktë të ushtarëve amerikanë dhe Koresë së Jugut të cilët do të marrin pjesë në stërvitjet, të quajtura “Ulchi Freedom Shield”, ndërsa do të ketë edhe program katërditor për stërvitje për mbrojtje civile në Korenë e Jugut.
Pentagoni sot njoftoi se SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia në afërsi të brigjeve të Havait, kanë mbajtur stërvitje për paralajmërimin dhe kërkimin dhe ndjekjen e raketave balistike nga 8 deri më 14 gusht.

