Afër 6 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë është 5650.

Në 24 orët e fundit të raportuara janë shëruar 616 persona, raporton Zeri.info.

Gjatë kësaj periudhe nuk është vaksinuar askush me doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.964 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.324 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.