Komisioni Zgjedhor: Uiliam Ruto është presidenti i ri i Kenisë

Komisioni Zgjedhor i Kenisë sot e shpalli Uiliam Ruton president të ri të vendit. Ai në garë të ngushtë e fitoi kundërkandidatin dhe liderin e opozitës, Raila Odinga.

Deri më tani, Ruto ishte zëvendës i presidentit në largim Uhuru Kenia, djali i presidentit të parë të Kenisë, i cili megjithatë e përkrahte rivalin shumëvjeçar Odinga.

Gara për shef të shtetit ishte e pasigurt deri më tani, dhe pritej që për herë të parë të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve.

Para publikimit kishte ndarje në komision, sepse një pjesë mendonte se ka parregullsi. Në teren ishte edhe policia e cila i qetësohen tensionet. Akuzat për parregullsi ishin nxjerrë pa hollësi dhe dëshmi.

Kjo është me sa duket përpjekja e fundit për opozitarin 77-vjeçar Odinga, i cili për të pestën herë me radhë u kandidua për shef të shtetit.