889 raste të reja me Covid gjatë vikendit, 1228 të shëruar dhe 10 të vdekur

Shkup, 15 gusht – Gjatë tre ditëve të fundit nga e premtja deri të dielën, Ministria e Shëndetësisës ka regjistruar 889 raste të reja me Covid, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 390 raste të reja, më pas në Manastir 75, Prilep 43, KAvadar 40, Ohër 37, Kumanovë 34, Gostivar 29, Veles dhe Negotinë nga 24, Kërçovë 23, Tetovë dhe Shtip nga 22, Gjevgjeli 17, Strumicë 16, Strugë dhe Dellçevë nga 15, Koçan 12, Radovish 7, Kriva Pallankë, Berovë dhe Vinicë nga 6, Resnje 5, Dibër, KRatovë dhe Krushevë nga 3, Shën Nikollë, Vallandovë, Bogdanc, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Demir Kapi nga 2.

Ndërkohë janë regjistruar gjithashtu 1228 pacientë të shëruar.

Nga ana tjetër janë regjistruar 10 pacientë të vdekur. Bëhet fjalë për tre pacientë nga Shkupi të moshës 81, 84 dhe 90 vjeçare. Pastaj një pacient nga Velesi (85), një nga Ohri (82), një nga Struga (72), një nga Kriva Pallanka (91), një nga Koçani (70), një nga Radovishi (76) dhe një nga Strumica (81).

Për momentin rastet aktive shënojnë 3559 ndërsa pacientë të vdekur 9424./Zhurnal.mk