Gllumac: Standarde më të larta për licencat në sektorin postar
Shkup, 15 gusht – Nevojitet të vendoset mekanizëm më i madh dhe i mirë për mbrojtjen e kompanive të palicencuara, të vendosen standarde më të larta për lëshimin e licencave dhe është më e rëndësishme se gjithçka, kontrolli i respektimit të standardeve që janë përmendura në licencat, shprehet në intervistën për MIA-n Biljana Gllumac, pronare e Kargo Ekspres SHPKNJP import-eksport Manastir, operator postar që mori mirënjohje nga Agjencia për posta për vëllim më të madh në shërbimin postar – pako, segment nga tregu për të cilin kërkesa është në rritje.
Gllumac bën të ditur se për dallim nga pandemia me KOVID-19, që do të thoshte ekspansion për sektor postar, kriza aktuale energjetike dhe ekonomike reflektohet në sektorin. Ai bëri të ditur se përballen me problemet duke iu falënderuar përvojës shumëvjeçare, ndërsa e thekson edhe rëndësinë e investimeve. Për mbijetesën dhe suksesin në rrethanat aktuale, bën të dritut se është i domosdoshëm orientimi, para së gjithash, drejt ndërtimit dhe mirëmbajtjes së ekipit cilësor që është edhe më së vështiri, përmirësim dhe sendërtim i shërbimeve që i ofron.
Shprehitë konsumatore të qytetarëve kanë ndryshuar veçanërisht pas pandemisë së kovidit, ndërsa kërkesa për shërbimet e pakove në tregun postar është në rritje, për çka keni marrë njoftim nga Agjencia e postave për volumin më të madh të arritur. Si reagojnë kompanitë vendore ndaj këtyre trendeve?
– Pandemia e shkaktuar nga KOVID-19, padyshim që ka lënë pasoja të përhershme, jo vetëm në kompanitë individuale, por edhe në sektorë të tërë. E dimë shumë mirë se me çfarë problemesh përballeshin kompanitë dhe sa prej tyre i vunë “çelës derës”. Por është pikërisht kjo pandemi që ka shkaktuar zgjerimin e kompanive të sektorit postar. Kjo erdhi falë zgjerimit të tregtisë elektronike në vendin tonë, e cila në vitet e mëparshme ishte e pakonsiderueshme. Duke qëndruar të mbyllur në shtëpi, njerëzit filluan të blejnë onlajn dhe nevoja për shërbimet tona është rritur jashtë mase. Hapësira është hapur, jo vetëm për rritjen e postave tashmë ekzistuese, por edhe për hapjen e të rejave. Vetë shifra prej 47 kompanive postare, prej të cilave numri më i madh janë regjistruar pas fillimit të pandemisë së kovidit, flet për rolin e rëndësishëm të sektorit postar në përgjithësi. Sipas raportit të fundit për analizën e tregut të shërbimeve postare për vitin 2021, të bazuar në anketën mbi 600 të anketuar (420 persona juridikë dhe 180 fizikë) të cilët përdorin shërbime nga operatorë të tjerë përveçse nga Posta e RMV-së, 76 për qind e personave fizikë dhe 86 për qind e personave juridikë janë prononcuar se i përdorin shërbimet tona. Çmimi që morëm i referohet vëllimit më të madh të arritur në shërbimin postar, dërgesat – paketa 651280 dërgesa të dorëzuara në vitin 2021. Sigurisht çmimi është një mirënjohje e madhe e punës sonë deri tani, por gjithashtu e ndjejmë më shumë si detyrim ndaj klientëve tanë për një shërbim më cilësor dhe me kohë.
Çfarë nënkuptojnë ndryshimet në trendet e tregut postar për kompanitë në aspektin e investimit, trajnimeve, a e kemi kapur hapin me përvojat botërore, a ka bashkëpunim të operatorëve postar tradicionalë me platformat online që kanë rrjetet e tyre të dërgimit…?
– Rritja e kërkesës për shërbime postare sigurisht kërkon përgjigje përkatëse edhe nga ne si ofrues. Investimet në mjetet e reja të transportit, zgjerimi i rrjetit afarist dhe para së gjithash rritje të numrit të të punësuarve, janë pikat kryesore për të cilat Kargo Ekspres i kushton më së shumti vëmendje. Sigurisht, investimet më të mëdha janë në zgjidhjet e reja softuerike, zgjidhjet e reja të aplikacioneve dhe përmirësimet e mbështetjes së përdoruesve e gjithë kjo me qëllim të përmbushjes së kërkesave më specifike të klientëve tanë.
Duke ndjekur tregun dhe ndryshimet që ndjekin sektorin postar në tërësi, përpiqemi të jemi në hap me to, mirëpo në kuadër të standardeve tona. Arritëm t’i implementojmë zgjidhjet e reja teknologjike për t’u lidhur midis platformës sonë dhe platformave vendore onlajne me qëllimin përfundimtar për t’i bërë blerësit të kenë më shumë kontroll dhe më shumë informacione rreth dorëzimit të dërgesave të tyre.
Me çfarë pritjesh jeni ju për rritjen e mëtejshme të këtij dhe segmenteve të tjerë të tregut duke marrë parasysh krizën aktuale të energjisë dhe ekonomisë?
– Për dallim nga pandemia me KOVID-19, që do të thoshte zgjerim për sektorin postar, kriza aktuale energjitike dhe ekonomike ndikon negativisht në sektorin. Veçanërisht në operatorët e vegjël e me përvojë të pamjaftueshme postare, kjo krizë ka çuar në rritje të madhe të shpenzimeve dhe ka shkaktuar humbje në punë. Sigurisht që edhe ne e ndjejmë presionin e çmimeve të larta të energjensave, por përpërvojë shumëvjeçare na kanë treguar se si të përballemi me sukses këtë problem dhe në këto kushte të shënojmë rritje në punë. Sigurisht, ne të gjithë duam që kjo krizë të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të mos e vënë atë në një gjendje stanjimi jo vetëm në sektorin postar, por edhe në të gjithë ekonominë.
Si mbijeton një kompani vendore në rrethana të tilla dhe cila është sfida më e madhe për operatorët në tregun e lirë postar?
– Që një kompani të jetë e suksesshme në këto rrethana, ajo duhet të përqëndrohet kryesisht në ndërtimin dhe mbajtjen e ekipit cilësor që është gjithashtu më i vështiri, përmirësimi i produktivitetit dhe përmirësimi i shërbimeve që i ofron. Detyra substanciale është menaxhimi të barazohet në ndjekjen e vazhdueshme, menaxhimin e ndryshimeve me kohë në të gjitha segmentet e punës përmes përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë të punësuarve të arrijë sinergji në punë.
Çfarë duhet ndryshuar në rregullativën, në përgjithësi në kushtet e punës për terren korrekt dhe konkurrues për punë në kushtet e konkurrencës jolojale?
– Do të kthehem në vitin 2003 kur ishim operatori i vetëm postar, përveç Postës së Maqedonisë. Nuk kishte konkurrencë në këtë sektor. Ju mund të mendoni se ishte e lehtë, por nuk ishte, ju nuk keni askënd nga i cili do të mësoni, nuk keni askënd me të cilin do të garoni. Situata sot është ndryshe, Kargo Ekspres punon në rrethim konkurrues që ne e konsiderojmë faktor shtytës për zhvillimin e kompanisë sonë. Çështjen e besnikërisë dhe punës korrekte ia lëmë Agjencisë për posta. Sipas meje është e nevojshme të vendoset mekanizëm më i madh dhe më i mirë për mbrojtje nga kompanitë e palicencuara, të vendosen standarde më të larta për lëshimin e licencave dhe mbi të gjitha, kontroll të respektimit të standardeve që janë përmendur në licencat.
Si qëndrojmë me kuadër për këtë fushë, a është kjo punë sfiduese për të rinjtë?
– Sigurisht që mungesa e kuadrit të ri profesional dhe ekspertëve ekziston tek ne si dhe në të gjithë sektorin privat. Por Kargo Ekspres ka numër të madh të të punësuarve me përvojë që e kanë përvetësuar që nga hapja e kompanisë dhe që në fakt janë trajnues dhe mentorë të çdo të punësuari të ri. Jemi veçanërisht të kënaqur kur në shpalljet për punësim mbërrijnë aplikime nga të rinjtë. Për këdo që dëshiron të punojë, të mësojë dhe të sendërtohet, të mësojë dhe të sendërtohet, të punësuarit tanë, profesionistë me përvojë dhe të dëshmuar janë në dispozicion për trajnim që tani për tani mbetet detyrimi ekskluzivisht i yni.

