Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor/ Fëmijët gëzohen, prindërit brengosen
Shkup, 15 gusht – Më 1 shtatori fillon viti i ri shkollor. Më së shumti gëzohen fëmijët që fillojnë për herë të parë shkollimin, gjegjësisht fëmijët që fillojnë në klasë të parë. Gëzohen gjithashtu edhe prindërit për fëmijët e tyre, por nga ana tjetër brengosen si do t’ia dalin mbanë për blerjen e pajisjeve shkollore sikurse fletore, lapsa, ngjyra e shumë gjëra tjera, transmeton Zhurnal.
Për dy javë fillon mësimi shkollor, ndërsa për blerjen e pajisjeve shkollore, sivjet çmimet e tyre janë më të shtrenjta. Nga libraritë thonë se çmimet e materialeve shkollore janë shtrenjtuar për 50-60% për dallim prej viteve tjera.
Prindërve, për një fëmijë do u kushtonte rreth 100 euro blerja e pajisjeve shkollore.
Çantat kushtojnë nga 1000 deri në 3000 denarë.
Fletoret nga 15 deri në 80 denarë.
Gomat për korrigjim nga 15 deri në 50 denarë.
Fllomasterë nga 100 deri në 250 denarë.
Tempera nga 100 deri në 300 denarë.
Një “komplet pajisje” nga 500 deri në 1800 denarë
Ngjyra të ujit nga 70 deri në 150 denarë
Bllok për vizatim nga 20 deri në 50 denarë
Brusha për ngjyrosje nga 50 deri në 100 denarë

