Deputetë amerikanë arritën në Tajvan, 12 ditë pas vizitës së Nensi Pelosit
Delegacioni i deputetëve amerikanë sot arriti në Tajvan, 12 ditë pas vizitës së kryetares së Dhomës përfaqësuese, Nensi Pelosi, që shkaktoi pakënaqësi në Kinë.
Delegacionin prej pesë anëtarëve e kryeson senatori demokrat Ed Marki nga shteti Masaçusets dhe po qëndron në Tajvan në kuadër të vizitës në Azi, kumtoi Instituti amerikan në Tajvan. Ata do të takohen me përfaqësues të lartë për të biseduar për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Tajvanit, sigurinë rajonale, tregtinë, investimet dhe çështje të tjera.
Mediumet tajvaneze shfaqën xhirime nga aeroplani i qeverisë amerikane se si ateron në aeroportin Songshan në Taipei, kryeqytet i Tajvanit.
Kina iu kundërpërgjigj vizitës së Pelosit me mbajtje të stërvitjeve ushtarake, dërgim të projektilëve, anijeve ushtarake dhe aeroplanëve ushtarakë në det dhe në hapësirën ajrore rreth Tajvanit.

