KS-ja e KB-së do të debatojë për situatën në centralin bërthamor “Zaporozhje” në jug të Ukrainës
Këshilli i Sigurimit të KB-së sot do të mbajë takim urgjent në të cilin do të bisedohet për situatën në centralin bërthamor “Zaporozhje” në Ukrainë, ndërsa Kievi dhe Moska mes vete akuzohen për granatimin e instalimit.
Takimi i përfaqësuesve të 15 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit do të mbahet në kërkesë të Rusisë.
Rusia ka të drejtë të vetos, si dhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe ata janë Kina, SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe.
Të paktën 14 persona e kanë humbur jetën në sulmet e fundit ajrore në afërsi të centralit bërthamor “Zaporozhje”, që nga marsi është nën kontrollin rus.
Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara industriale në botë (G7) e akuzoi Rusinë se e rrezikon rajonin rreth “Zaporizhje” dhe kërkoi që centrali bërthamor të kthehet nën ingerencat e autoriteteve ukrainase.

