Luftimet në afërsi të centralit bërthamor Zaporozhje janë të rrezikshme

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer sot deklaroi se luftimet në afërsi të centralit bërthamor Zaporozhje janë të rrezikshme.

Ajo shtoi se forcat ruse të cilat e okupuan centralin bërthamor të Zaporozhjes në fillim të luftës, duhet t’ia dorëzojnë “kontrollin e plotë” mbi centralin bërthamor Ukrainës.

Zhan-Pjer theksoi se SHBA me kujdes po e ndjekin situatën në Zaporozhje.

“Për fat, sensorët e rrezatimit deri tani nuk kanë treguar asnjë indikacion të niveleve të rritura ose jonormale të rrezatimit”, deklaroi Zhan-Pjer.

Ajo theksoi se SHBA është në dijeni për raportet e trajtimit rus të personelit të centralit bërthamor dhe shtoi: “I përgëzojmë autoritetet dhe operatorët ukrainas për angazhimin e tyre ndaj sigurisë bërthamore në këto rrethana të vështira.”

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për granatime dhe raketa në zonën ku është locuar centrali bërthamor Zaporozhje.