Vdes shkupjani pasi u përplas me një kamion në rrugën Kërçovë-Gostivar

Shkup, 8 gusht – Një person ka vdekur ndërsa një tejtër është lënduar rrëndë nga një aksident i tmerrshëm që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 06:35 në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, informon Zhurnal.

Siç njoftoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski, aksidenti ka ndodhur mes një kamioni “Man” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga L.S (56) nga Gostivari, dhe një veture “Hjundai” me targa të Shkupit.

“Në vendngjarje ka ndëruar jetë shoferi i Hjundait, ndërsa vdekjen e kanë konstatuar mjekët nga ndihma e shpejtë nga Kërçova. Po punohet për identifikimin e personit. Me lëndime të rënda ka përfunduar edhe 42 vjeçarja R.K nga Shkupi, bashkëudhëtare me të ndjerin me Hjundai”, njoftojnë nga MPB.

Është kryer ekspertizë ndërsa rruga është lëshuar për qarkullim./Zhurnal.mk