Një gazetar japonez akuzohet në Mianmar se ka nxitur rebelim
Kameramani japonez Toru Kubota, i cili javën e kaluar u arrestua në Mianmar, sot akuzohet për nxitje të një rebelimi kundër ushtrisë dhe për shkelje të ligjeve të imigracionit, kumtoi sot junta ushtarake e vendit, raportoi Beta.
Kubota u arrestua të shtunën e kaluar ndërsa raportonte nga një protestë kundër ushtarëve në Jangon.
Sipas aktakuzës, ai mund të marrë edhe deri në pesë vjet burg.
Ushtria e Mianmarit e mori pushtetin në shkurt të vitit të kaluar duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur të Aung San Su Çi dhe ka zbatuar masa të ashpra kundër atyre dhe cilët e kundërshtojnë.
Shumica nga më shumë se 50 gazetarë të arrestuar në Mianmar po përballen me akuza për nxitje të frikës, përhapjes së lajmeve të rreme ose agjitacion kundër përfaqësuesve qeveritarë.

