Transferim i Wijnaldum te Roma – problemi mbetet paga
Transferimi i Wijnaldum te Roma po vonon.
Mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum është në mesin e lojtarëve më të përfolur së fundmi, kjo pasi emri i tij lidhet me një kalim të mundshëm te Roma.
‘Giallorossi’ janë afër marrëveshjes për huazimin e lojtarit, por ka një problem të madh. Paga e lojtarit është e lartë.
PSG duket se po refuzon të ndajë pagën e lojtarit për kohën sa ai është i huazuar. Këtu bëhet fjalë për 10 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse Roma do të gjejë zgjidhjen për të afruar Wijnaldum në ‘Stadio Olimpico’.

