Numri i viktimave nga vërshimet në Kontaki është rritur deri në 26

Të paktën 26 persona llogariten të zhdukur, ndër të cilët ka edhe fëmijë, në vërshimet rekorde që ditëve të fundit kanë përfshirë disa pjesë të Kentakit lindor. Numri i viktimave pritet të rritet.

Këtë mbrëmë e deklaroi guvernatori Endi Beshir, i cili theksoi se ekipet e shpëtimit janë në terren dhe vazhdojnë me punë në ditët dhe javët në vijim.

“Janë shkaktuar dëme materiale lokale, shumë familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe gjatë ditëve në vijim priten më shumë reshje të rrëmbyeshme”, ka shkruar guvernatori në Tuiter.

“E di që janë gjetur edhe disa trupa dhe e dimë se numri i tyre do të rritet”, deklaroi guvernatori në një intervistë për “En-Bi-Si Njuz”.