Riviera Ohër-Strugë e mbushur
Çarshitë e mbushura, kafene dhe restorante të mbushur plot, ndërsa kërkohet edhe shtretër shtesë nëpër hotele dhe akomodime private. Pamje e ngjashme është edhe në plazhet., Ohri dhe Struga po e jetojnë kulmin e sezonit turistik. Fundjava para Ilindenit, sipas traditës, i ka mbushur dy qytetet me liqene.
Ahengjet e shumta të natës, festivale, performanca skenike muzikore në këtë periudhë të vitit i tërheqin edhe turistë të shumtë vendas dhe të huaj, të cilët përveç argëtimit shijojnë bukuritë natyrore, pamjet kulturore dhe ujin e pastër të liqenit në rivierën Ohër-Strugë. Përveç turistëve vendas, më të shumtë janë turistët fqinjë si holandezë, polakë, turq…
Por, ndërgjegjësimi publik tek një pjesë e tyre është në nivel të ulët, këtë e tregon imazhi që ata lënë pas me pirgje mbeturinash, mbetje dhe ambalazhe nga ushqimet dhe pijet. Ekipet e shoqërive publike janë vazhdimisht në terren, në tre turne dhe me një numër në rritje punonjësish kryejnë detyrat e pastrimit të hapësirave publike dhe ruajtjes së higjienës.
Temperaturat e larta dhe turmat e shumta në qytet i kanë rritur thirrjet e Ndihmës së parë mjekësore. Me ekipe të përforcuara intervenojnë vazhdimisht në kolaps, infarkt dhe pacientë të dehur.
Policia siguri në qytet kujdeset policia, me fokus të veçantë të eliminimit të mundësive për prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

