Ka ndërruar jetë ish-presidenti i Filipineve, Fidel Ramos
Ish-presidenti i Filipineve, Fidel Ramos, i cili e ka udhëhequr vendin nëpër një periudhë të rrallë të paqes dhe rendit të Filipineve, ka ndërruar jetë sot në moshën 94 vjeçare, njoftuan përfaqësuesit zyrtarë.
Ky ushtar nga karriera ishte president i vendit nga viti 1992 deri në 1998.
“Me pikëllim të madh mësuam për vdekjen e ish-presidentit të Filipineve Fidel V. Ramos”, tha Triksi Kruz-Anxheles, zëdhënëse e presidentit aktual Ferdinand Markos Junior, djali i diktatorit të ndjerë filipinas, i cili e mori detyrën muajin e kaluar.
“Ramos pas vetes ka lënë trashëgimi. Historia do ta kujtojë për pjesëmarrjen e tij në ndryshimet e mëdha në vendin tonë, si oficer ushtarak dhe komandant suprem i forcave ushtarake”, shtoi ajo.
Pritet që familja e Ramos më vonë gjatë ditës të publikojë kumtesë për vdekjen e tij.
Delegacioni i Bashkimit Evropian, Filipineve u shprehu ngushëllime, duke e përshkruar Ramosin si “lider të përkushtuar” i cili “ka qenë shtyllë e demokracisë”.

